Moti i keq në pikën kufitare të Kapshticës si dhe bllokimi i një aksi rrugor në Greqi ka bërë që pala shqiptare të mos lejojë kalimin e autobusëve në shtetin fqinj. Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se do lejohet kalimi i autoveturave, por vetëm me zinxhirë, ndërsa policia i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes.
“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.
Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë.
Policia Kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anullojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq”,- shkruhet në njoftimin e policisë Kufitare.
Diskutime rreth kësaj post