Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi sot se ditën e enjte në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në akset rrugore në pjesën më të madhe të vendit gjatë mëngjesit.
Moti parashikohet i kthjellët dhe në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare hera-herës deri të dendura.
Në zonën e alpeve, borë e dobët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -5 deri 5°C në zona e ulëta -2 deri 14°C në zona bregdetare 1 deri 15°C.
Diskutime rreth kësaj post