Ekspertët kanë deklaruar se përhapje e virusit vdekjeprurës mund të trasmetohet dhe të përhapet nga materialet fekale. Mënyrën e këtillë të transmetimit të virusit lehtë mund ta pengojmë. Mbyllja me kapak e guacës së WC-së rekomandohet gjatë pandemisë së coronavirusit.
Gjatë shpëlarjes (lëshimit të ujit) të guacës së WC-së mund të “dalin” në ambient të jashtëm, shkruan “NYpost”.
Sëmundja Covid-19 për të cilën tashmë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mund të transmetohet nëpërmjet transmetimit fekal dhe oral, gjithashtu mund të përhapet edhe nëpërmjet jashtëqitjeve të aerosolizuara. Këtë studim e ka mbështetur dhe publikuar Shoqata e Profesionistëve të Kontrollit të Infeksioneve dhe Epidemiologjisë.
Aerosolizimi është procesi ose akti i shndërrimit të disa substancave fizike në formën e grimcave të vogla dhe të lehta të mjaftueshme për t’u bartur në ajër.
Jashtëqitja e cila është e aerosolizuar mund të përhapet në ajër kur e lëshoni ujin në guacën e WC-së, gjë që çon në përhapjen e aerosolit, e cila ndonjëherë përmban materie fekale të krijuara nga shpëlarja.
Mbylleni guacën me kapak, pastaj lëshojeni ujin – ka këshilluar profesori i inxhinierisë së makinerisë nga Universiteti Purdue, Dr. Qingyan Chen, në një intervistë me Forbes.
Chenka shtuar se kjo është zgjidhje e thjeshtë, e cila ndihmon në kontrollimin e përhapjes së sëmundjes nëpërmjet tualetit.
Sidoqoftë, asnjë studim nuk ka demonstruar në mënyrë të qartë ose hedhur poshtë lidhjen e sëmundjes me kapakun e tualetit, dhe domethënia e rrezikut mbetet gjerësisht e pakarakterizuar.
Diskutime rreth kësaj post