Gjatë takimit që zhvilloi me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Korçës ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi se është shumë i rëndësishëm përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie.
Ministri Balla në fjalën e tij, u shpreh se shumë shpejt do të trajtohet problemi i banimit për uniformat blu, për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen, duke nënvizuar se do t’i hapet rrugë aplikimeve për vitin
“Do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të Policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja. Pa e harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë. Ndaj do të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe gjithashtu do të hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të bëhen publike në ditët në vijim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”, theksoi ministri Balla.
Gjithashtu, ministri Balla kërkoi luftë intensive, me fokus krimin e organizuar u kërkoi forcave të rendit një kujdes të shtuar në komunikimin me qytetarët, duke i konsideruar si partnerin më të fortë të policisë në betejën me paligjshmërinë.
Ministri i Brendshëm Balla përfundim të fjalës së tij, duke folur për rëndësinë e Kodit Etik, u shpreh se ai duhet të jetë udhërrëfyes për çdo punonjës policie.2023, duke e nisur me 100 banesat e para.
Diskutime rreth kësaj post