Banka e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme se fundi i vitit 2023 do të jetë afati i fundit për këmbimin e disa kartëmonedhave tashmë pa kurs ligjor.
Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:
100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;
500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;
1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.
Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.
Diskutime rreth kësaj post