Vetëm sepse Kim Kardashian promovon diçka në Instagram, nuk është e thënë që ju ta blini. Në fakt, shumë influencues promovojnë produkte mjaft dyshuese në llogaritë e tyre. Kardashian promovoi një lëpirëse që largon urinë në muajin maj. Në atë kohë ajo kishte mbi 110 miluon ndjekës. Shumë njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë. Aktorja Jameela Jamil e quajti Kim-in një “influencë të tmerrshme e të rrezikshme,” sidomos për vajzat e reja.
Kjo sepse lëpirëset promovojnë standarde të pashëndetshme dhe të pamundura bukurie. Mbi të gjitha nuk ka prova që këto lëpirëse funksionojnë. Gjithashtu, ky produkt nuk është i rregulluar nga FDA, që do të thotë, nuk dihet nëse janë të sigurta apo jo. Më keq akoma: Kim nuk ishte e vetmja që i promovoi.
Aplikacionet e Facebook, WhatsAap dhe Instagram të kombinuara së bashku kanë 2.5 miliard përdorues. Siç thuhet edhe te Spiderman, “Me pushtet të madh vijnë edhe përgjegjësi të mëdha”. Por a po bën gjë Instagram për të mbrojtur përdoruesit e saj?
Lëpirëset prodhohen nga Flat Tummy Co. Kjo kompani e ka mbushur platformën sociale me imazhe jo realiste për të ndihmuar shitjet. Shumë influencues e reklamojnë si produkt gjithashtu. Dy ish punonjëse të kompanisë kanë folur për The Guardian. Ato janë shprehur se kontaktonin 150 deri në 200 njerëz në ditë të cilëve u orfonin para në shkëmbim të reklamës. Produktet që duhet të reklamonin ishin çajrat e dobësimit dhe lëpirëset.
“Nuk u kemi thënë që të përdorin çajin,” – tha njëra nga punonjëset, – “vetëm duhet të dukej sikur.”
Atëherë kujt duhet t’i zëmë besë?
Ky është problemi më i madh. Instagram dëshiron që influencuesit ta bëjnë të ditur për ndjekësit që po paguhen për një reklamë. Megjithatë askush nuk i detyron. Pra shumë thjesht ky informacion mund të fshihet, e shumë kompani të dyshimta paguajnë para që reklama mos të duket si reklamë.
Diskutime rreth kësaj post