Një shifër e frikshme abuzimi me tenderime klienteliste dhe të korruptuar, është zbuluar vetëm për vitin që lamë pas.
Prokurimet publike kane qenë edhe për vitin që sapo lamë pas një prej shkaqeve kryesore të dëmeve financiare dhe të ardhurave të munguara në arkën e shtetit. Scan ka zbardhur analizën e Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryer në 29 institucione qendrore shtetërore gjatë vitit 2018, ku ka zbardhur rreth 120 milionë dollarë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, si dhe keqmenaxhim të fondeve për një vlerë totale prej rreth 14 milionë dollarësh.
Ndër problematikat e konstatuara në auditimet e përputhshmërisë analiza e KLSH veçon shkeljet në procedurat prokurimit në kundërshtim me Rregullat e Prokurimit Publik, të cilat kanë ndikuar negativisht në: rritjen e konkurrencës;në përdorimin e fondeve publike me efiçencë, ekonomicitetit dhe efektivitet; në rishpërndarje fondesh të pa argumentuara dhe pa pasur analiza specifike të detajuara; në llogaritjen dhe argumentimin e fondeve limite; në hartimi e kritereve të veçanta në lidhje me përmbushjen e operatorëve ekonomik të kapaciteteve ekonomike, financiar dhe kapaciteteve teknike.
Sipas raportit zyrtarë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas këtyre auditimeve janë lënë 344 rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë së institucioneve me karakter organizativ, në të cilat përfshihen edhe të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit me vlerë të përgjithshme rreth 12,3 miliardë lekësh dhe përdorim të fondeve buxhetore pa efektivitet dhe ekonomicitet në vlerën e përgjithshme rreth 1,4 miliardë lekësh. Po ashtu, janë lënë në 49 raste rekomandime për shpërblim dëmi ekonomik në shumën totale rreth 410,000,000 lekë. Për të gjithë këtë vlerë dëmi është kërkuar nxjerrja e titujve ekzekutivë për kthimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post