Fotot e presidentëve Donald Trump dhe Emanuel Macron duke mbjellë një pemë në SHBA, të dhuruar nga Franca, bënë xhiron e mediave.
Por pas mbylljes së vizitës, u raportua se pema u zhduk.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar ambasadori francez në SHBA Gerard Araud. Ai ka deklaruar se pema ndodhej në “karantinë”, ose thënë ndryshe, rrënjët e saj ndodhen brenda një “mburoje” plastike.
Sipas Araud, “pema është në karantinë, pasi kjo është e detyrueshme për çdo organizëm të gjallë të importuar në SHBA. Do të rifitohet më pas”, ka deklaruar ai.
Në SHBA është e përcaktuar me ligj që çdo pemë që vjen nga jashtë duhet të kontrollohet për të shmangur përhapjen e parazitëve te pemët e tjera.
Diskutime rreth kësaj post