Çdo vit largohen nga Shqipëria 4 mijë deri në 5 mijë maturantë që zgjedhin të studiojnë jashtë për arsye të ndryshme.
Po ku studiojnë më shumë shqiptarët?
“Italia zë vendin e parë me 33%, Greqia 11%, Gjermania 3% dhe Britania e Madhe 10 %. Kemi 10 % të aplikantëve që vijnë nga Kosova dhe 8% nga Maqedonia”, thotë zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo.
Të kthyerit që kërkojnë njehsim të diplomës në ministrinë e Arsimit janë janë dy kategori. Ata që duan të punojnë në administratë ose ata që i përkasin profesioneve të rregulluara me ligj, si mjekët, juristët, arkitektët, inxhinierit dhe mësuesit.
“Numri i studentëve që kanë kërkuar njehsim diplome në dy vitet e fundit është rreth 1700”, sqaron Demo.
Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit për Njehsimin e Diplomave të Huaja procedura zgjat nga 45 ditë deri në 3 muaj. Në mungesë të përgjigjes nga universitetet e huaja procedura zgjat edhe më shumë.
“Pjesa më e madhe e procedurave të njehësimit të diplomës ne shumë shpejt do të përpiqemi ta ofrojmë on line që studentët të mos humbasin kohë nëpër zyra”, deklaron zv.ministri.
Ndonëse vitet e fundit vihet re një prirje në rritje për të studiuar ne Gjermani, kjo tendencë do të pasqyrohet në statistika vetëm kur të diplomuarit të kthehen në Shqipëri dhe të kërkojnë ekuivalentim diplome.
Po ashtu shifrat nuk mbajnë parasysh as të rinjtë që kanë studiuar teologji kryesisht në vende myslimane, për të cilët njehësimi i diplomës nuk është domosdoshmëri. Ekuivalentimin e diplomës nuk e kërkojnë as të rinjtë që punojnë në sektorin privat.
Diskutime rreth kësaj post