Ndonjëherë pritjet tejkalojnë realitetin, dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Ashtu si në rastin e kësaj loje në Turqi, ku një konkurrente na bëri të ëndërrojmë.
“Çfarë ngjyre ishte kali i bardhë i Skënderbeut?” Sa herë jemi mashtruar me këtë pyetje kur kemi qenë fëmijë dhe me frikë kemi reaguar në injorancën tonë “I zi” ose “I kuq”.
E pra, mblidheni veten sepse kjo nuk është asgjë krahasuar me atë që i ka ndodhur një 26-vjeçareje në lojën “Kush do të bëhet milioner” në një televizion turk.
Konkurrentaj Su Ayhan, e diplomuar për Ekonomi në Stamboll, u pyet se “Ku është Muri i Madh Kinez?”.
Kishte katër alternativa: Kina, India, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Në përgjithësi shpresohet që, edhe pa fjalën “kinez” pranë tij, kushdo e di se ku ndodhet Muri i Madh. Nëse jo për meritat shkollore, të paktën të gjithë kemi parë Mulanin në fëmijërinë tonë.
26-vjeçarja është gjetur e pavendosur dhe e habitur para kësaj pyetje duke vendosur që të kërkojë ndihmën e publikut.
E pabesueshme por e vërtetë, vetëm 51% e publikut saj zgjodhën Kinën, çka ia shtoi edhe më shumë pasigurinë Su Ayhan.
26-vjeçarja vendosi të përfitonte nga ndihma e dytë: ajo e telefonatës në shtëpi. Për fat të mirë, miku të cilin ajo e kishte zgjedhur ta ndihmonte mund ta ketë shikuar në Google dhe i impresionuar ai tha se “Në të vërtetë Muri i madh Kinez u ndodhka në Kinë”.
Su Ayhan u eliminua në pyetjen pasardhëse kur ngatërroi kompozitorin e një kënge të njohur në Turqi.
Vajza e gjorë për fat të keq për momentin është bërë tallja e Turqisë dhe është kritikuar nga shumë njerëz. Sigurisht, jo se publiku kanë bërë një figurë më të mirë, duke pasur parasysh se 49% e të pranishmëve ishin të bindur se Muri i Madh i Kinës ndodhej në Indi.
Vajza e mbrojti veten duke thënë se ajo kishte ndihmën dhe mund t’i përdorte sa herë që donte. Absolutisht po!
Tani vetëm duhet të presim, episodin e ardhshëm i “Kush dëshiron të bëhet milioner”, mbase dikush thotë se Muri i Berlinit është në Londër./JOQ.al
Diskutime rreth kësaj post