Nuk kanë thënë kot, nuk ka dashuri pa zënka. Mbrëmjen e djeshme të gjithë ishim dëshmitarë të surprizës madhështore që Luizi bëri për Kiarën në ditën e të dashuruarve.
Së fundmi dyshja “kanë debatuar” me njëri-tjetrin dhe shkaku duket se është Maestro. Ky i fundit së bashku me Luizin kanë nuk i kanë kursyer ironitë me njëri-tjetrin, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe moderatorja.
“Shyqyr që ke respekt për Kiarën se do të më kishe shkatërruar,”-ishte komenti i Ejllit për Kllogjerin i cili “acaroi” Kiarën. Kjo e fundit i kërkoi Luizit t’i linte ironitë se nuk i ecnin me të.
Jo vetëm kaq! Ndërkohë që Luizi i këndonte fragmentin e këngës që i dedikoi “Të dua edhe kur më acaron” Kiara “e kërcënoi” duke i thënë se kjo e ndodh tani pasi po të ishin jashtë do e bënte të “vuante”.
“Më acaron. Ta tregoj sa të dalim jashtë. Telefonin do ta fik dhe nuk më gjen më nëse më acaron,”-i tha moderatorja.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post