Sot është 1 prilli, njohur si dita ku gënjeshtrat, sigurisht ato të padëmshmet janë të justifikuara.
E për të kujtuar dhe festuar, Ambasada Amerikane në Tiranë ka zgjedhur një karikaturë me jo pak domethënie.
Në karikaturën e shpërndarë nga ambasada përmes rrjeteve sociale, shfaqet karakteri lehtësisht i dallueshëm i ambasadorit Donald Lu në një tezgë me tabelën “Peshk i madh”, por ku shiten vetëm cironka.
“Ku janë peshqit e mëdhenj?”, pyet ai.
“Gëzuar 1 prillin!”, është përgjigjja që merr ai nga peshkatari-shitës, që në dorë mban një cironkë.
Por, nëse ambasadori është lehtësisht i dallueshëm pyetja që ngrihet me të drejtë është se kush është “peshkatari” të cilit ai i drejtohet?
Herë pas herë kryediplomati amerikan i rikthehet togfjalëshit “peshk i madh” për të kërkuar nga institucionet ligjzbatuese goditjen e kokave të krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje shpesh duke vendosur edhe afate.
Por, deri më tani në rrjetën “drejtësi” asnjë peshk i madh nuk ka përfunduar, ndërkohë që termin e Ambasadorit e ka huazuar disa herë edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post