Në emisionin ‘Opinion’ po diskutohet tema ‘Kë fshehin përgjimet’, e cila lidhet me arrestimet e ditëve të fundit të 32 personave.
Gjatë emisionit, gazetari Fevziu lexoi disa fragmente nga përgjimet e grupeve ‘Vol-vo4’, por kjo nuk u prit mirë nga zëvendës Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.
“Kjo që po bën ti është nxjerrje e sekretit hetimor”, tha ai.
“Në rregull, por kush i nxjerr këto dosje”, pyeti Fevziu.
“Ku i morët ju përgjimet e dosjes”, iu përgjigj Hodo.
“Na i fusin poshtë derës”, përfundoi Fevziu.
Në dosjen ‘339’ përfshihen dy vite përgjime, me qindra faqe ndërsa një pjesë e tyre janë publikuar nga mediat prit dhe on-line.
Diskutime rreth kësaj post