Ish oficeri i antidrogës Dritan Zagani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se një mik i tij i ka treguar se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar që të blejë një shtëpi në fshatin Shëngjergj të Tiranës.
Zagani ngre pyetjen se ku i merr të ardhurat për një jetë kaq ekstravagante që bën tani në lirinë e tij sa veç pronave që ka kërkon malet e Tiranës!?
“Nje miku im i besuar nga Tirana, po me thoshte se Saja ka kerkuar te bleje nje shtepi me toke ne fshatin Shengjergj te Tiranes…!
Di njeri te me thote mua…!
Ky njeri nga i merr te ardhurat per nje jete kaq ekstravagante qe ben tani ne “lirine” e tije, sa vec pronave qe ka kerkon edhe prona ne malet e Tiranes…!
P. S. Ju siguroj se miku im e ka informacionin aq te sakte sa eshte njeri i mbrendshem qe njef mire kete afere …!”, shkruan Zagani.
Dritan Zagani ishte i pari që akuzoi publikisht ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt.
Diskutime rreth kësaj post