Nga Mentor Kikia
Duke medituar mbi Vettingun, Reformën në Drejtësi, BKH-në, SPAK-un…
Nuk ka ndodhur asgjë e re, në aspektin e lajmit.
Ky është Fatos Nano i para një viti. I hasa këto foto sot, ndërsa po lexoja pa fund lajme dhe mendime rreth “Vettingut” të politikës, reformës në drejtësi, BKH-së dhe SPASK-ut. Dhe me lindën ca pyetje:
Çfarë pune bën ky njeri? Sa e ka pagën mujore, apo vjetore?
A ka ky ndonjë biznes të regjistuar në QKL, dhe çfarë të ardhurash ka?
Si e siguron jetesën luksoze ky njeri, që jeton mes Tiranës e Vjenës dhe i mundëson vetes të kënaqë pasionin për makinat më të shtrenjta në botë?
Nuk kam asgjë me Fatos Nanon peronalisht, dhe të mos mendojë kush se po paralajmëroj ndojë rikthim të tij, pasi s’më intereson fare.
Por më shqetëson fakti se këtu, njerëzit që lënë pushtetin, na demonstrojnë para syve luksin e jetës së tyre. Të qetë, pompozë, me karshillëk.
Është e rëndë, fyese, neveritëse, të shikoj ish kryeministrin tim të kapardiset kështu me paratë që ka bërë duke zhvatur buxhetin e popullit dhe vendit tim, më të varfërit në Europë.
Sa ish-ministra e ish-deputetë, ish-drejtorë e ish-zyrtarë të tjerë janë majmur, kanë lënë politikën e na shikojnë nga “lart”, neve, që si milingona të pafuqishme përpëlitemi për mbijetesë?
A mjafton që këta të “Vettingohen” e të nxirren jashtë sistemit, për të jetuar të qenë në luksin e tyre?
Jo, jo! Këta duhet të hetohen. Këtyrë duhet tu seksuetrohet pasuria nëse e kanë vënë me para të vjedhura.
Sepse një makinë e këtij burri, vlen sa të gjithë librat e fëmijëve që sot ministrat kanë dalë derë më derë t’ua shpërndjanë me qese, në mënyrë triumfatore, sikur po u dhurojnë vetë jetën.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post