Ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza i pyetur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” se ku do të jetë pas 10 vitesh, u përgjigj duke thënë se do jetë përballë kolegëve, por në raport me atë që kërkon të realizojë.
Peza u shpreh se e shikon veten në një pozicion më të qetë dhe të përkushtuar në shkrimin e librave dhe hobive që ka pasur të fjetura. Ai nuk përjashtoi mundësinë që mund të jetë edhe në politikë, por sipas tij ky është profesion jo i garantuar dhe që kërkon “luspa krokodili” për të mbijetuar.
“Gjykoj që pas 10 vitesh do të jem përballë teje ose kolegëve por në një pozicion në raport me atë që dua të realizoj, më të qetë. Do ti përkushtohem shkrimit të librave dhe hobive të tjera që kanë qenë të fjetura dhe nuk dua ti zbuloj. Gazetaria është letërsi në nxitim dhe nuk besoj është kohë e humbur për sa kohë të mpreh instinktet dhe të kapë elementë dhe kur shkruan libra të duket një lojë e njohur por e një niveli tjetër. Politikën nuk e përjashtoj, por hyn tek ato gjëra ku nuk mund të kesh një karrierë të garantuar. Politika është një xhungël ku duhet të kesh luspa krokodili që të mbijetosh”, – tha Peza.
Diskutime rreth kësaj post