Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri nuk e përjashton mundësinë e një takimi mes kreut të opozitës Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.
Teksa sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Politik në kuadër të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se do vijë një moment që do ketë takime edhe në nivele më të larta.
I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Gjiknuri tha se do vijë një momet që palët do ulen, dhe se Basha ka komplekse për çështje të brendshme.
“Kryeministri e ka bërë ftesën kur ra tërmeti, do të thotë që ai e ka shtrirë dorën. Zoti Basha ka krijuar një kompleks për çështje të brendshme. Unë mendoj se një të ardhme natyrshëm që do vijë një moment që palët të ulen. Ky vend është shumë i vogël për tu ndarë, dhe duhet të ketë një dialog në nivel edhe më të madh”, tha Gjiknuri mes të tjerash.
Diskutime rreth kësaj post