Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi shtim të lehtë të vranësirave duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme mbeten në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celsius deri në 24 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Diskutime rreth kësaj post