Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Mark Marku ka deklaruar ditën e sotme se protagonizmi i tepruar i Sali Berishës në kuvend e dëmton PD-në.
“Nëse do e bënte Berisha do e lehtësonte shumë punën e PD qoftë me kundërshtarët politikë. Por mendoj që PD do e ketë të vështirë të vendosi që ish-kryetari i saj të jetë pjesë i PD. Sepse shpallja ‘non grata’ mbështetet në disa argumente dhe s’ka vlerë juridike. Ajo është një qëndrim. Nuk mund t’i thuash ish-kryeministrit mos eja në Parlament. Edhe kur Berisha ka qenë kryeministër kam pasur kritika. Duhet menduar gjëja në kuptimin që është shpallur ‘non grata’. Unë mendoj që protagonizmi i tepruar i Berishës, dëmton lidershipin e PD dhe është një pengesë në ristrukturimin e PD, sepse Berisha është karizmatik, është e vështirë të bëhet dikush lideri i PD duke pasur Berishën aty. Unë mendoj që Berisha dhe PD janë futur në marrëdhënie të komplikuar. Do të duhet që PD të ketë marrëdhënie shumë të mira me PD dhe BE. Rama nga krahu tjetër ka shumë forca lobingu”, – tha Marku.
I ftuar në ‘Kjo Javë’, deputeti Mark Marku u pyet dhe për vendimin e DASH për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Berisha. Sipas atij, ky vendim e dëmton PD-në, pasi diskursi i PD-së ka vënë në shënjestër regjimin Rama-Doshi dhe pikërisht vendimin e DASH për të shpallur non-grata Doshin.
“Po sepse ka ndërtuar një diskurs për Doshin e Dakon, që meqenëse u shpallën ‘non grata’ duhej të largoheshin nga politika. Ky është problemi, e para. Unë e kam thënë, fakti që Berisha u shpall ‘non grata’ ka qenë e gabuar. Sepse u shpall ‘non grata; një politikan me histori, ndikim në shoqëri, ndërkohë që qeveria amerikane nuk shpall ‘non grata’ Ramën që është shumë i rrezikshëm”, – u shpreh Marku.
Diskutime rreth kësaj post