Avokati Spartak Ngjela ka komentuar kthimin e Lulzim Bashës në skenën politike në një intervistë për Euronews Albania.
Ai tha se duhet parë nëse kjo ka lidhje me Uashingtonin dhe po kërkohet Basha për të plotësuar një vend vakant në Partinë Demokratike, duke qenë se juridikisht, siç sqaroi avokati PD-ja nuk ka kryetar, ndërsa Berisha ka vetëm një turmë njerëzish që e ndjek, por jo parti politike.
“Mos është ky hapi i parë që Basha do të hyjë përsëri që të fillojë një kongres dhe të kandidojë për kryetar të partisë ligjore demokratike?! Nuk e di, ato janë gjëra që nuk mund t’i marrësh dot me mendje, por ne po flasim për logjikën nëse do të rrjedhë kështu fenomeni,” – u shpreh Ngjela.
Avokati shtoi se nëse ky kongres bëhet do të kishte kandidatë të ndryshëm, por nuk do të mund të garonte Berisha për kryetar duke qenë se ai është përjashtuar, një arsye kjo që doli dhe me foltoren.
Diskutime rreth kësaj post