Deputeti Lefter Maliqi i bën thirrje opozitës parlamentare që të votojnë propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë dhe të tërhiqen nga marrëzia e kryeministrit Rama për hapjen e pjesshme të listave
Ai madje bën ironi me Ramën, duke i thënë që të kandidojë në Berat me lista të hapura.
Postimi i Maliqit:
“Ku je trimi i xha Jahos, Dil nga bunkieri i Surrelit,te vijne valet atje ?? E degjove opoziten e bashkuar qe jane te gatshem per hapjen e listave 100%.Ju te opozites se re mqse kemi firmosur ne bllok te 39 per hapje listash 100% cdo beni O votoni hapjen e listave 100% ose terhiquni nga marrezia e piktorit deshtak e frikacak per hapje te pjesshme te listave.
Thirreni piktorin mqse ju degjon dhe ju takon sa here qe e kerkoni ,eshte dakort me ju per hapjen e listave 100% Tregoni veten qe sjeni te kapur,sjeni te perdorur nga ai,shuani zerat dhe dyshimet per ju,ne te kunderten nese votoni ndryshimet kushtetuese me lista te pjesshme jeni turpi i shqiptareve jeni shtojca e Rilindjes se krimit.Ramzi boll perdore djallezi,dil nga vrima ku je futur dhe prano listat e hapura 100%.Zgjidh demokracin apo diktaturen.
Ti je i forte i ke te gjitha pushtetet,ate lokal,egzekutiv,legjislativ,+ krimin + oligarket dhe ske pse ke frike,mezi po te presim o trim te pranosh listat e hapura. Po deshe hajde konkuro ne Berat me lista te hapura se e ke te sigurt fitoren mqse u bere ishullin turistik te famshem me varka e lundrime ne Osum.”, ka shkruar Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post