Meteorologët e faqes më prestigjioze amerikane kanë dal me parashikimin e tyre stinor për pranverën e vitit 2021 për Kontinentin Evropian.
Sa iu përket temperaturave Accuweather parashikon pranverë pak më të ftohtë se vlerat mesatare për Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Zvicrën e shtetet përreth, ndërsa temperatura mbi mesataren parasheh për Gadishullin Ballkanik, Evropen lindore, Rusinë, pjesë të Skandinavisë, Turqinë dhe Iberinë.
Sa iu përket reshjeve atmosferike do të fokusohemi në rajonin tonë ku AccuWeather parasheh një pranverë mjaft aktive me reshje herë pas here intensive atmosferike. Sipas Accuweather muaji Mars do të jetë problematik për rajonin tonë për shkak të gjendjes sinoptike e cila favorizon që nga Atlantiku dhe Franca të depërtojnë masa mjaft jo-stabile ajrore në Italinë veriore dhe Mesdhe. Si rrjedhojë në Italinë veriore do të krijohen ciklone të shpeshta të cilat do të na sjellin reshje atmosferike. Reshje të fuqishme parashihen përgjatë tërë vijes bregdetare që nga bregdeti slloven deri në bregdetin grek. Në viset tona kontinentale përpos shiut gjatë muajit Mars mund të kemi edhe reshje të dendura bore si pasojë e depërtimit të ndonjë fronti të ftohtë polar.
Me ngritjen e temperaturave gjatë muajve në vijim sidomos në Maj AccuWeather parasheh destabilizime të shpeshta të atmosferës të cilat do të sjellin kushte për krijimin e stuhive të shpeshta dhe rrebesheve të shpeshta intensive të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Vërshimet janë më se të mundshme sipas tyre sepse edhe ashtu ky dimër ishte mjaft aktiv me reshje të mëdha dhe përmbytje.
Accuweather në parashikimin e tyre për verën e kaluar kishin dozë të ulët të saktësisë, por për këtë dimër parashikimi i tyre ka qenë pothuajse i përkryer për rajonin tonë. Tani na mbetet të shihet për stinën e ardhshme pranverën/Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post