Meteorologët kanë folur mbi kushtet e motit që kanë përshkruar vendin tonë në këto ditët e fundit. Ata shprehen se reshjet do të pushojnë gjatë ditës së sotme, dhe më pas fundjava do të jetë me mot të ftohtë por të kthjellët.
Ndërkohë gjatë javës së ardhshme meteorologu Osmani tha se ajo do të nisë me temperature më të larta.
“Dita e sotme ka qenë me reshje shiu, ku pas mesditës do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku gjatë pasdites dhe mbrëmjes reshjet e shiut të largohen nga territori shqiptar. Gjatë fundjavës pritet që të ketë mot të kthjellët, sa i takon vlerave të temperaturave ato do të kenë një rënie të ndjeshme në mesditë, duke bërë që maksimalet të shënojnë jo më shumë se 13 gradë.
Nesër do të ketë një ulje të temperaturave minimale me disa gradë në orët e para të mëngjesit. Këto efekte janë si shkak i stuhisë Kiara, dhe do të jenë të përkohshme”, tha Osmani për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post