Një masë mjaft e fuqishme e ftohtë ajrore nga Atlantiku ka depërtuar në drejtim të Evropes dhe Alpeve evropiane. Pas kalimit të Alpeve në Italinë veriore kjo masë mjaft jo stabile ajrore ka shkaktuar krijimin e një cikloni.
Dje gjatë ditës në Italinë veriore është krijuar ky ciklon i cili menjëherë ka shkaktuar destabilizim shumë të fuqishëm të motit në disa pjesë Italisë, Slloveni Kroaci etj., ndërkohë në Evropen qendrore po ashtu kishte stuhi intensive. Në Alpet e larta kishte reshje të dendura bore. Cikloni ka “hyrë” dje dhe mbrëmë në detin Adriatik duke u forcuar dhe është nisur direkt në drejtim të rajonit tonë dhe pritet të arrijë sonte dhe nesër me sistemin e tij frontal në bregdetin shqiptar priten stuhi intensive me vetëtima spektakulare.
Gjatë ditës së sotme në disa rajone në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten rrebeshe të izoluara por të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër dhe këto mund ti quajmë “jo-stabilitete para-frontale”. Gjatë natës bregdeti pritet të përfshihet nga stuhi dhe vetëtima masive.
Gjatë natës dhe nesër cikloni do të “gllabërojë” rajonin tonë duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me reshje intensive shiu ku vende-vende priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër dhe kjo vlen për tërë rajonin duke përfshirë edhe viset mesdhetare/bregdetare. Përsëri duhet theksuar se reshjet nuk do të jenë barabar të distribuuara sepse jemi në mesin e verës dhe disa vende mund të kenë reshje të rrëmbyeshme dhe vërshime, kurse disa rajone mund të mbesin me reshje më të pakta. E tëra varet nga vendi ku krijohet baza ose qendra e stuhisë, zhvillimi dhe lëvizja e saj.
Përgjatë tërë bregdetit Adriatik pritet mot jashtëzakonisht jo stabil me zhvillime të fuqishme, shtrëngata vetëtima dhe bubullima masive dhe mundësi edhe për breshër dhe tromba. Moti do të destabilizohen edhe në viset kontinentale si në Kosovë dhe Maqedoninë veriore ku vende-vende priten reshje të dendura shiu apo shtrëngata me vetëtima dhe bubullima spektakolare./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post