Rajoni ynë po vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të thata anticiklonike të cilat po kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe të thatë.
Anticikloni po fillon të dobësohet gradualisht dhe nga nesër presioni i ajrit do të fillojë të ulët për shkak të afrimit të një fronti të ftohtë ajror nga veriperëndimi. Ky front do të jetë mjaft i fuqishëm në Ballkanin veriperëndimor dhe disa pjesë të Ballkanit perëndimor dhe qendror, por kur të arrijë te viset tona do të jetë dukshëm më i dobësuar, megjithatë priten reshje shiu të martën si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi. Reshje pak më intensive priten në disa vise të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatë javës na pret mot i ndryshueshëm dhe lajm i mirë është se do të ketë përmirësim të kualitetit të ajrit sepse atmosfera do të jetë pak më dinamike për shkak të rrymimeve pak më të fuqishme ajrore, megjithatë gjatë mëngjeseve prapë herë pas here mund të ketë mjegull e cila pritet të tërhiqet gjatë paradites ose mesditës./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post