Në një reagim të gjatë ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar për thirrjet në protestat e fundit, sipas saj të stisura nga opozita kundër provimeve kombëtare, për frazën “Kthehu prej nga ke ardhur!”.
Shahini, e cila me origjinë është nga Kosova akuzon opozitën që e kritikon për dialektin kosovar dhe prejardhjen duke ndjellur anti-shqiptarizëm tek të rinjtë.
Ministrja shprehet se është e rrezikshme për brezat e rinj që të mbillet sentiment anti- shqiptar dhe thotë se këtë nuk do të guxojë ta lejojë.
Më tej Shahini thotë se opozita ngaqë nuk ka argumenta përdor këto metoda por ajo shprehet se do të mbrojë të drejtën e të rinjve për të protestuar.
Diskutime rreth kësaj post