Një djalë shqiptar, që jetonte në Angli, disa ditë më parë është kthyer në vendlindje për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij.
Por, familjarët e tij janë habitur kur e kanë parë nusen e djalit, pasi nuk e dinin se e dashura e tij ishte 20 vite më e madhe se ai.
Siç raporton gazetari i “Aldo Morning Shoë”, gjatë qëndrimit në Shqipëri djali i ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40-vjeçare ishte shtatzënë.
Sapo kanë marrë lajmin nënës së tij i ka rënë të fikët, pasi mendonte se djali e donte vetëm për dokumentet.
“Një djalë është rikthyer nga emigracioni për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze. Mirëpo familjarët nuk e dinin se ajo ishte 20 vite më e madhe se djali.
Për një moment ata e kanë pritur mirë, sepse mendonin se ai e donte vetëm për dokumentet, por pak kohë më vonë kanë marrë vesh se ajo ishte shtatzënë.
Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40. Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që iu ka treguar nënës së tij i ka rënë të fikët”, tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post