Sinoptikanët deklarojnë se në venndin tonë fundjava parashikohet të jetë më reshje shiu, ku e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme.
Rrugë të mbushura me ujë shihen në pamjet e videos, ndërkohë që meterologët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm të zgjasë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme.
Siç e tha edhe Lajda Porja do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme. Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe borë.
Diskutime rreth kësaj post