“Destabiliteti është e vetmja zgjidhje”. Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin e Eni Vasilit mbrëmjen e së martës. Duke u ndalur tek ai që Berisha e quan “narko-shtet”, ai tha se situata e tillë zgjidhet vetëm me konflikt civil.
Berisha tha se nuk do ta mbështeste një skenar të tillë, por sipas tij ka qindra mesazhe nga qytetarët që e kërkojnë një përplasje me qeverinë e Ramës.
Ish-kryeministri u shpreh se kjo është e vetmja zggjidhje kur qeveria del mbi sistemin e Drejtësisë.
“Unë e mbështeta Bashën që të hyjë në zgjedhje se të mos hysh në zgjedhje do të thotë të çosh vendin në një konflikt civil që unë nuk jam dakord. Nëse vdes drejtësia dhe merret në dorë nga një njeri që bën gjykatësin, prokurorin dhe kryeministren këtu nuk ka zgjidhje tjetër përveç destabizlimit të vendit. Nëse vdes drejtësia nuk mbetet gjë tjetër veç dhunës” – tha Berisha.
Deklaratat e ish-kryeministrit erdhën teksa u pyet për reagimin e Edi Ramës rreth tre prokurorëve të çështjes “Tahiri”.
Diskutime rreth kësaj post