Kryetari i Federatës pan-shqiptare Vatra dega Michigan, Mondi Rakaj, ka sqaruar një ‘hatërmbetje’ me Kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se ish-kryetari i Vatrës e ka takuar Ramën dhe i ka dorëzuar një formular prej 16 sugjerimesh por që nuk janë marrë asnjëherë në konsideratë.
“Anëtari i Këshillit Kombëtar Valentin Lumaj, së bashku me mua kemi pasur një takim me kongresisten Lisa McClain për të diskutuar për komunitetin shqiptar në Miçigan. Unë personalisht në atë takim e kam pyetur Ambasadoren Fabër nëse do kemi takim të Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama. Edi Rama në Miçigan po takohet me anëtarë të PS. Ju garantoj se asnjë nuk e pret me kënaqësi. Nuk janë të kënaqur me qeverinë disa vjeçare në Shqipëri. Dua ta kuptojnë të gjithë atdhetarët. Partia jonë është Shqipëria. Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë i interesuar për Vatrën. Kur kemi pasur një kërkesë kur ish kryetari është takuar me Ramën, i është dorëzuar një formular prej 16 sugjerimesh. Kjo nuk u mor në konsideratë nga Edi Rama”, tha ai për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post