Kryetari i Parlamentit të Greqisë, z. Constantine An.Tassoulas, uron Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes: Të nxisim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.
Në letrën e urimit që Kryetari i Parlamentit të Greqisë, z. Constantine An. Tassoulas, i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes, shkruan:
“E nderuara zonja Kryetare, Me rastin e zgjedhjes suaj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh personalisht dhe në emër të deputetëve të Parlamentit të Greqisë urimet tona dhe t’Ju uroj suksese në përgjegjësitë tuaja të reja.
Jam i bindur se nga Zyra Juaj e Lartë, Ju do të jepni një kontribut thelbësor në nxitjen e bashkëpunimit parlamentar ndërkombëtar dhe dypalësh dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona. Ju lutemi pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”
Diskutime rreth kësaj post