Kryetari i LSI-së në Laprakë Gentian Arapi, ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë nga partia e Monika Kryemadhit. Për 6 vite shkuan ai kjo njësi mori rezultate të paarritura më parë, por besimi i tij, i familjarëve dhe i gjithë njerëzve që e mbështetën u thye përballë arrogancës.
“Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja”, – shkruan Arapi ndër të tjera.
“Me shumë përkushtim dhe besim përgjatë këtyre 6 viteve kam dhënë kontributin tim në strukturat e LSI së Laprakës. Jam njohur me shumë anëtarë të vjetër dhe të rinj që ashtu sikur unë kanë dhënë shpirtin në ngritjen e këtyre strukturave dhe kanë punuar pa interes krah meje duke më besuar për një të ardhme më të mirë të këtij komuniteti.
I jam mirënjohës secilit prej jush për punën dhe vendosmërinë që keni treguar në fushatat që kemi bashkëudhëhequr dhe ju falenderoj përzemërsisht që keni besuar tek Genti.
Në të dy fushatat e zhvilluara, LSI Njësia 11 Laprakë, ka marrë rezultate të paarritura më parë dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm për punën e palodhur, angazhimin natë e ditë dhe përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë të gatshëm për të mbushur sheshe dhe salla për të dalë ballëhapur ndaj kauzave tona.
Ndihem i fyer që mesa duket gjithë kjo punë dhe ky angazhim i painteres i imi personal, i familjarëve të mi dhe i të gjithë njerëzve që më kanë mbështetur, i secilit prej jush, thyhet përballë një arrogance të pakuptimtë.
Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja.
Sigurisht që si individ nuk jam rritur në LSI, por kam njohur shumë të rinj që angazhimin e tyre të parë e kanë besuar tek ne dhe për ju që më njihni dhe keni dëgjuar për mua ju them se me keni përsëri pranë jush për çdo shqetësim apo gëzim tuajin.
Mirënjohja dhe respekti im për ju të dashur simpatizantë, për punën tuaj, përkushtimin dhe mbështetjen që me keni dhënë ndër vite nuk do të zbehet asnjëherë, pasi në fund, ajo çfarë mbetet është njeriu dhe jo ambicia për pushtet.
Me respekt Genti!”, – shkruan ai në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post