Brenda Partisë Demokratike zyrtare ka nisur një tjetër përplasje, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulën e partisë. Kryesia e Partisë ka vendosur që vulën zyrtare t’ia kalojë në përdorim sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefës dhe jo sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.
Bardhi ka pasur një reagim për këtë vendim të Kryesisë. Bardhi thotë se ky është një veprim dhe akt qesharak nën efektin e dëshpërimit.
Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen e efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj: Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!
Me këtë vendim të Kryesisë, vulën e partisë nuk do e administrojë më sekretari i Përgjithshëm, numri i dy i partisë, siç ka qenë deri më tani. Por, në reagimin e tij Bardhi thotë se satuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë
Diskutime rreth kësaj post