Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi 1/5 e anëtarëve të kryesisë morën vendimin që në vend të tij të vendoset Indrit Sefa, i cili mund të administrojë vulën e partisë.
Kryesia e partisë mori vendimin për ta shfuqizuar atë nga posti i kryetarit, vetëm disa orë pasi Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar me qëllim pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik.
Ai theksoi se statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë.
Bardhi:”Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen efektin e deshperimit. Por për kureshtjen tuaj: Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë e, aq me pak, me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’ju vije keto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!“- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post