Kryeprokurori i ri duhet të ketë jo më pak se 15 vite eksperiencë si dhe duhet të ketë gradë shkencore.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas aktivitetit “Toga e artë”, ka folur në një prononcim për mediat mbi çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
“Nuk e di nëse deri tani janë paraqitur kandidatura, por shpresoj që të ketë shumë. Kandidatët që plotësojnë kriteret të paraqesin interesin e tyre për kryeprokuror të përkohshëm deri më datë 12 dhjetor. Afati për paraqitjen e dokumenteve dhe interesit është i mjaftueshëm”, është shprehur Manja.
Sipas këtij të fundit, vetingu nuk përbën problem, pasi ai që do të zgjidhet do t’u nënshtrohet të gjitha proceseve të tjera.
Diskutime rreth kësaj post