Josep Luis Trapero, duket se po bëhet viktima e parë e pavarësisë së Katalonjës.
Për kreun e Mosso-s, organit të policisë katalane që nuk ndërhyu me dhunë pas referendumit për pavarësi, Prokuroria Kombëtare e Spanjës ka kërkuar 15 vjet burg, gjë që po e trondit edhe më tej situatën në vend.
Mossos është një trupë policore shumë e aftë, tepër e përgatitur dhe një nga krenaritë e forcave të rendit deri dje në Spanjë.
Por referendumi e ktheu këtë trupë në një efektiv rebel që tashmë përballet me ndëshkim, shkruan La Republica.
Trapero është kthyer në një nga figurat më të dashura në Katalonjë, në fillim pas reagimit të policisë katalane pas aktit terrorist në Barcelonë dhe më pas kur Mosso-s refuzoi që të prishte qendrat e votimit të referendumit, duke ndenjur si një gardh midis popullsisë dhe Guardia Civil-Policisë Kombëtare që mbërriti në Barcelonë me prapavijë, si një forcë ushtarake invaduese.
Josep Luis Trapero, njihet si një person mjaft kokëfortë dhe mjaft këmbëngulës; e gjithashtu përshkruhet si shumë inteligjent.
Megjithatë, ai njihet dhe për marrëdhënie shumë humane me agjentët e tij: e mban derën e zyrës së hapur për këdo dhe nuk i pengon sekretarja që e mban në një zyrë të veçantë.
Ka mbetur i famshëm komenti i tij në vitin 2012, kur agjentët katalanë spastruan me dhunë sheshin e Barcelonës gjatë një manifestimi.
Trapero tha që për shoqërinë njerëzore është i patolerueshëm fakti kur një polic rreh pa arsye një manifestues.
Kryepolici katalan ka studiuar për drejtësi, por në fillim ka studiuar për biolog dhe ëndërronte të punonte për policinë pyjore.
Në faqet e tij në rrjetet sociale publikon shumë foto artistike të peisazheve të Katalonjës dhe përgjithësisht parqeve natyrore. Në kohën e lirë merret shumë me bahçen e tij plot lule e pemë, ndërkohë që i bie kitarës shumë mirë, këndon të gjitha këngët e e të famshmit Juan Manuel Serrat, si dhe pëlqen ë gatuajë pjatën më të famshme katalane, paellan.
Mund t’i kushtojë shtrenjtë karrierës dhe ndoshta edhe jetës së tij një dënim i mundshëm nga gjykatat spanjolle, por për momentin, Josep Luis Trapero është heroi i vërtetë i rajonit më të aktualisht më të trazuar në Europë.
Diskutime rreth kësaj post