Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka proceduar kërkesën për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.coom, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Kërçeli.Kjo vjen pasi deputetët e këtij subjekti, sot dorëzuan në Kuvend mandatet e tyre.Kështu ka bërë të ditur edhe Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjektipolitik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”- është thënë në njoftim.Konjufca sot para mediave tha se karakteri i dorëheqës së deputetëve është i pa revokueshëm dhe shtoi se do të procedojnë sipas ligjit të Republikës së Kosovës.“Ligji thotë se ata duhet të zëvendësohen. Unë do t`i drejtohem presidentes së vendit e pastaj procedurat e tjera thonë se presidentja i drejtohet KQZ-së dhe pastaj KQZ-ja i përgjigjet presidentes me propozime të reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar nga e njëjta listë. Nëse edhe ata refuzojnë, tjerët të cilët janë në radhë procedura përsëritet deri sa t`i plotësojmë vendet e reja në Kuvendin e Kosovës nga pakica serbe”– tha Konjufca.
Deputetët që kanë dorëzuar dorëheqjen janë: Slavko Simic, Adem Hodza, Igor Simic, Miljana Nikolic, Zoran Mojsilovic, Verica Ceranic, Branislav Nikolic, Milos Perovic, Ljubinko Karadzic, Jasmina Dedic dhe Dragana Antonijevic.Në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor 2022, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi niveli qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.
Diskutime rreth kësaj post