Kryetari i PD, Lulzim Basha edhe sot nga Kukësi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Kreu i opozitës gjithashtu ka thënë se Kukësi është qyteti më i diskriminuar dhe i goditur nga qeveria.
Pas takimit që zhvilloi dje me ambasadorin e BE Luigi Soreca, Basha në një prononcim për mediat në selinë e PD-së në përfundim të takimit u shpreh se opozita vijon t’i qëndrojë kërkesës për zgjedhje të parakohshme.
“Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt. Që të zgjedhin parlamentin që duan, bashkinë që duan, për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje që i jep mundësi ekonomike dhe punësim. Kriza politike është krijuar nga mentaliteti i KÇK-së që është qeveria që vepron si e tillë. Nuk kanë ndryshuar ndonjëherë qëndrimet tona për të bërë një lajm të përditshëm. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me ato lokale nuk janë dëshira të Lulzim Bashës dhe PD, por është detyrim për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.”
Diskutime rreth kësaj post