Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka dhënë një tjetër reagim lidhur me taksën që Kosova i ka bvendosur Serbisë dhe krijimin e ushtrisë.
“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, tha sot kryeministri i Serbisë Ana Brnabiç.
Duke folur për TV Pink, Bërnabiç theksoi se për shkak të të gjitha këtyre vendime të institucioneve të Kosovës nuk sheh asnjë kompromis
Ajo beson se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi, duke thënë se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Bërnabiç thotë se ky hap nga Kosova dhe Shqipëria, çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.
Diskutime rreth kësaj post