Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, rastin e 13-vjeçarit Anteo me aftësi ndryshe, i cili i shpëtoi fatmirësisht tërmetit të 26 nëntorit.
Vogëlushi ka kërkuar si dhuratë për festa një aparat celular iphone 11, dhuratë e cila është marrë përsipër të realizohet nga stafi i kryeministrit para Vitit të Ri..
Kjo dëshirë e Anteos, do bëhet realitet para vitit të ri.
Rama shkruan:
“Tinukdojeshkurrëvetëm…
Anteo, 13 vjeçari me aftësi ndryshe që i shpëtoi fatmirësisht tërmetit në Thumanë është strehuar bashkë me familjen në Shëngjin, ku ndjek shkollën si një nga nxënësit më të shkëlqyer dhe orët e fizioterapisë së nevojshme.
Ai ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen, por për fundvit i shprehu Alteos dëshirën për një dhuratë të preferuar, të cilën morëm përsipër t’ja dorëzojmë përpara Vitit të Ri. https://e-albania.al/dhuro/.”
Video:
Diskutime rreth kësaj post