Kryeministri Edi Rama nuk harron të urojë mirëmengjes ndjekësve të tij çdo ditë. Dhe sot ndryshe nga herë të tjera ka shkuar në një familje të varfër për të parë nga afër kushtet ku jetojnë. Në videon e publikuar në facebook, Rama ulet e i puth dorën zonjës së shtëpisë së rrënuar, ndërsa dëgjohet të thotë: “Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme!”
Kjo nuk është hera e parë që Rama na shfaqet si bamirës, por kjo është hera e parë ai që lë videot 3D, për të ndarë me qytetarët “Shqipërinë reale”.
Siç edhe shkruajnë komentuesit në rrjetet sociale, varfëria në vend nuk luftohet duke ndihmuar 2-3 familje, por duke zhvilluar politikat sociale.
Si do qoftë, e rëndësishme është se Rama e pranoi se gjendja është e tmerrshme kur ulesh e e sheh nga afër.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post