Avokati Spartak Ngjela ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama nga Kongresi i PS, mbajtuar ditën e djeshme, teksa foli për reformën në drejtësi ku tha se vendi nuk do të kishte një reformë të tillë pa Partinë Socialiste dhe pa fitoren në 2013.
Avokati Spartak Ngjela në një studio televizive tha se reforma në drejtësi është strukturuar dhe ndërtuar nga SHBA, kurse Partia Socialiste sipas tij zgjodhi ta pranojë duke mos prishur raportet me Washingtonin.
“Socialistët e kanë sforcato sepse s’mund të prisheshin me Amerikën. Natyrisht ky është momenti politik që secili e diskuton në mënyrën e vetë. Atyre iu ra barra për ta miratuar. Ai nuk gënjen deri këtu, po të donin krijonin një krizë të brendshme dhe nuk e miratonin.
Tani ç’është reforma në drejtësi. Është shpëtimi i Shqipërisë. Sepse këtu ne na ka marrë frymën korrupsioni. Të keni parasysh zonjë se çdo shoqëri që pushtohet nga korrupsioni nuk ecën dot përpara.
Roli është i Washingtonit por këta nuk i ranë ndesh. Vullneti i tyre është por reforma është strukturuar ndërtuar nga Washingtoni. Ke fjalimin e Blinken që tha se SPAK e kemi ne dhe reformën në drejtësi. Nuk kanë urdhëruar ata kanë strukturuar përmes ekspertizës”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post