Kryeministri Edi Rama foli sot edhe për faktin sesi arritën ta bindin Luljeta Bozon që t’i bashkohej PS.
“Luljeta është simboli i gjithë asaj përpjekje solidare të shqiptarëve që u bënë bashkë si asnjëherë më parë në ato momente të tmerrshme dhe patjetër është edhe mishërimi i asaj ambicies sime dhe i dëshirës së madhe që skuadra jonë, përfaqësuesit tanë në Parlament, të jenë sa më shumë shëmbëlltyra e njerëzve. Për herë të parë në këtë histori të gjatë të gjithë pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Nuk kam menduar që do të arrinim ta bindnim Luljetën, por nuk na e ka bërë plotësisht të vështirë. I jam shumë mirënjohës dhe jam shumë i qetë dhe i lehtësuar, i dëshiruar, që të shkojmë përpara njerëzve, duke pasur në krah dy gra të jashtëzakonshme”, – u shpreh Rama.
Bozo: Do të bëjmë më të mirën, do përpiqem të bëjmë gjithçka për këtë popullin tonë, që ka qenë gjithmonë i vuajtur.
Diskutime rreth kësaj post