Kryeministri Edi Rama është shprehur se me buxhetin e ri të 2023-it do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët dhe infermierët.
“Dua të nis me disa komente të ardhura nga miq të faqes lidhur me rritjen e pagës për zjarrfikëset, është rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së tyre të bërë me të drejtë as objektivit tonë, sepse është rritje për këtë tremujor, me buxhetin e ri do të ketë edhe një rritje tjetër, siç do ketë për mjeket dhe mësuesit. Me buxhetin e ri do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët, infermierët”, tha Rama sot në një bashkëbisedim online ku iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post