Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë shkuar ditën e sotme në familjen Qordja, të cilët humbën banesën nga tërmeti i 26 nëntorit. Në shtëpinë e vjetër të kësaj familje jetonin së bashku 4 kurorë dhe sot ata hynë në 4 shtëpi të reja që u ndërtuan në truallin e tyre.
Gjatë takimit, ku nuk munguan as gotat me raki, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat, teksa po u shpërndante certifikatat për banesat.
“Nuk jemi si partia jote, që thotë vetëm fjalë. Nuk jemi partia e Shabanit ne, ne japim dokumentet. Ta gëzoni dhe me shëndet të gjithë. Politika shkon dhe vjen, themelët e shtëpisë mbeten”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë mbante një maskë me logon e PS, por e kishte vendosur mbrapsht. Vetëm disa minuta pas takimit e kuptoi.
Edi Rama: Pse nuk më thua se e kam vendosur PS-në mbrapsht, apo kështu e do PS-në ti, mbrapsht?
Familjari: Jo, nuk e dija se ishte e PS në fakt.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post