Një nga qytetarët e akuzoi Kryeministrin Rama se thotë gënjeshtra nga mëngjesi në darkë, dhe meqë ditën e sotme ishte pa punë, kishte vendosur t’u kthente përgjigje pyetjeve të qytetarëve shqiptarë.
Kryeministri Rama, tha se ai nuk gënjen asnjëherë dhe kur del para qytetarëve thotë gjithmonë të vërtetën.
Rama: “Unë nuk them gënjeshtra as në mëngjes as në darkë. Kur dal para jush unë them vetëm të vërtetat e mia. Nga ana tjetër përpiqem t’i bëj pritë të gjitha problemeve. Meqë ti Artan mendon se unë gënjej nga mëngjesi deri në darkë merr shiko faturën e energjisë në shtëpinë tënde. Shiko sa paguan dhe shumëzoje çdo kilovat që paguan me 45 lekë. 9.5 shtoi 45 pastaj mblidh gjithë kilovatët dhe shiko çmimin. Më pas bëj pyetjen vetes pse më del kaq pak? Nëse je jashtë e ke më kollaj ta kuptosh që unë nuk gënjej. Nëse je jashtë nuk je si ata që mendojnë se jashtë do gjejnë mrekullinë. Ata që thonë se ata jashtë e kanë rrogën më të madhe duhet të llogarisin se i kanë dhe shpenzimet më të mëdha”, shprehet kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post