Këtë të shtunë, Kryeministri i vendit Edi Rama, ka udhëtuar drejt Peshkopisë aty ku dhe po zhvillon takime me fermerët e zonës.
Rama është shfaqur teksa po inspekton plantacionet frutore, ku është ulur këmbëkryq poshtë pemëve të qershive dhe po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët, të cilët i shpjeguan Kryeministrit të gjithë procesin e kultivimit të qershive.
“Disa njerëz lodhen dhe nuk kuptpjnë që kjo kërkon dije. Vendos tregu nuk vendos ti. Vendos konsumatori. Kur sta blenë, sta blenë.
Krahasim kur e kemi fillaur ne sot jemi në botën tjetër. Shikoni eksportet. Vërtet që janë rritur çmimet por sasia 29% sasi më shumë dhe 41 milionë dollar më shumë se viti i kaluar në këtë periudhë. Këtu ka shumë njerëz të cilët e kanë plot radaken”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post