Kryeministri Edi Rama është shprehur se në mandatin e tretë do vijojë me përpjekjet për të modernizuar vendin dhe për ta transformuar Shqipërinë në një shtet të së drejtës në standardet e Bashkimit Evropian.
Intervista:
Pyetje: Për ta mbyllur, cili është projekti juaj për Shqipërinë? Ju sapo jeni rizgjedhur për një mandat të tretë.
Edi Rama: Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të modernizuar vendin, do të vazhdojmë përpjekjet për ta transformuar Shqipërinë në një shtet të së drejtës në standardet e Bashkimit Evropian, me një reformë të drejtësisë që shkon përpara, me reforma të tjera që shkojnë përpara, jemi një vend që sot ka qeverinë me pjesëmarrjen me të madhe të grave në qeveri ndërmjet vendeve të Kombeve të Bashkuara, jemi një vend që sigurisht duhet të luftojmë me shumë gjëra që vijnë nga e shkuara e që janë ende aty, por ku sigurisht ka shpresë, sigurisht ka të ardhme.
Diskutime rreth kësaj post