Kryeministri Edi Rama ka ardhur ndryshe për publikun në intervistën e fundit për median gjermane “ZDF mediathek”.
I pyetur nga gazetari se përse vizaton gjatë kohës që është edhe në konferenca ndërkombëtare, Rama ka rrëfyer se e ndihmon të përqëndrohet dhe të ulë tensionin.
“Më ndihmon të përqëndrohem, të ul tensionin gjatë procesit të ndërveprimit. Dhe gjithashtu më ndihmon të komunikoj me zë të ulët dhe kjo është një gjë e mirë”- është shprehur Rama.
Por kryeministri gjithashtu ka treguar dhe një histori se çfarë i ka ndodhur në zyrë me një person që e ka vizituar.
“Po ju tregoj një rast. Erdhi dikush të më takojë. Ai u ul tamam aty ku po qendroni dhe ju. Ai filloi të më tregojë diçka ndërsa unë po vizatoja. Pas pak ai më tha: Më falni, ose më dëgjoni mua ose unë po iki dhe ju vazhdoni të vizatoni. Unë iu përgjigja në rregull dhe e lashë vizatimin. Pas një çasti ai më pyeti: A po më dëgjoni? Dhe unë iu përgjigja: Jo sepse nëqoftëse nuk vizatoj nuk përqëndrohem dot në bisedë. Pra me mua funksionon pak a shumë kështu.”
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Diskutime rreth kësaj post