Kryeministri Edi Rama e mbylli në Krujë në një takim elektoral me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit. Edi Rama tregoi një tjetër arsye se përse sipas tij Kruja do të jetë në qendër të vëmendjes së tij.
Deklarata e Ramës:
“Gjysma e gjysmës time më të mirë është nga Kruja, pasi e ëma e Lindës është nga Kruja dhe duke ardhur këtu në Durrës, gjë që unë e kam bërë nisur në radhë të parë për t’i kushtuar rëndësi se ka potencial është e lidhur edhe me një pjesë të rrënjëve të mia. Do të duhet ta mbaj edhe detyrimin për t’u kujdesur edhe për Krujën” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post